Skip to Content

Të Rinjtë për Qeverisje dhe Strategji Rinore 2026–2030 (në zbatim)

23 korrik 2026 by
Opportunity Balance and Overcoming (OB&O)
Statusi: Projekt në zbatim
Programi: ReLOaD3
Financuar nga: Bashkimi Evropian
Zbatuar nga: UNDP në bashkëpunim me Bashkinë Mirditë
Organizata zbatuese: Opportunity Balance and Overcoming – OB&O
Kohëzgjatja: 8 muaj
Zona e zbatimit: Bashkia Mirditë
Përfituesit: 45–50 të rinj të moshës 15–29 vjeç
Përshkrimi
Projekti “Të Rinjtë për Qeverisje dhe Strategji Rinore 2026–2030” synon të fuqizojë të rinjtë e Mirditës për t’u përfshirë në mënyrë aktive, të informuar dhe të qëndrueshme në qeverisjen dhe vendimmarrjen vendore.
Përmes dy trajnimeve intensive, të rinjtë do të njihen me funksionimin e bashkisë, rolin e Këshillit Bashkiak, konsultimin publik, advokimin dhe mekanizmat e pjesëmarrjes qytetare. Një vizitë studimore dhe simulimi i një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak do t’u mundësojnë pjesëmarrësve të zbatojnë praktikisht njohuritë e fituara.
Projekti përfshin gjithashtu trajnim për të folurin në publik, hartimin e një udhëzuesi simulimi dhe forcimin e Këshillit Vendor Rinor. Një nga rezultatet kryesore do të jetë përgatitja e Draft Planit Strategjik Vendor për Rininë 2026–2030, së bashku me rregulloren dhe planin e punës së KVR-së.

Procesi do të zhvillohet në bashkëpunim me të rinjtë, Bashkinë Mirditë, institucionet, shkollat, organizatat dhe aktorët lokalë. Përparësi do t’u jepet të rinjve nga zonat rurale, të papunëve dhe grupeve me më pak mundësi, duke siguruar përfaqësim të barabartë gjinor.

Share this post
Tags
Archive