Skip to Content

Opportunity Balance and Overcoming (OB&O) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në Shqipëri në vitin 2022. Organizata jonë punon për krijimin e mundësive dhe fuqizimin e fëmijëve, të rinjve, vajzave dhe grave përmes programeve, trajnimeve dhe iniciativave në fusha të ndryshme të zhvillimit social dhe komunitar. Përmes arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes së mjedisit, teknologjisë dhe sportit, synojmë të kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë, aktive dhe gjithëpërfshirëse. 

MISIONI YNË 

Misioni ynë është të krijojmë mundësi dhe të ofrojmë arsimim, trajnime, burime dhe mbështetje për fuqizimin e fëmijëve, të rinjve, vajzave dhe grave. Ne synojmë të nxisim pjesëmarrjen e tyre aktive dhe të barabartë në shoqëri, duke mbështetur zhvillimin personal, social dhe profesional. 

VIZIONI YNË 

Vizioni ynë është shtrirja e veprimtarisë së OB&O në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe zhvillimi i iniciativave të qëndrueshme që sjellin ndikim pozitiv në komunitet. Synojmë të zgjerojmë punën tonë në fusha të ndryshme të zhvillimit dhe të krijojmë partneritete që kontribuojnë në ndërtimin e komuniteteve më të forta. 

FUSHAT TONA TË VEPRIMTARISË 
  • ARSIMI DHE RINIA 

Krijojmë aktivitete arsimore, programe rinore dhe mundësi trajnimi që ndihmojnë të rinjtë të zhvillojnë aftësitë dhe potencialin e tyre.

  • FUQIZIMI I GRAVE DHE VAJZAVE 

Mbështesim gratë dhe vajzat përmes edukimit, aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe iniciativave që promovojnë barazinë dhe përfshirjen aktive në shoqëri. 

  • SHËNDETI DHE MIRËQENIA 

Promovojmë shëndetin dhe mirëqenien përmes aktiviteteve edukative, ndërgjegjësimit dhe iniciativave të zhvilluara në komunitet. 

  • MJEDISI 

Angazhojmë fëmijët, të rinjtë dhe komunitetet lokale në mbrojtjen, pastrimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit. 

  • TEKNOLOGJIA DHE AFTËSITË DIGJITALE 

Zhvillojmë trajnime dhe iniciativa që promovojnë aftësitë digjitale, inovacionin dhe ndërgjegjësimin mbi sigurinë kibernetike. SPORTI DHE PËRFSHIRJA Përdorim sportin si një mjet për promovimin e shëndetit, vetëbesimit, barazisë dhe përfshirjes sociale.