Skip to Content

Ekipi

Arberora Leti

Themeluese dhe Drejtore Ekzekutive 

Vullnetarët tanë


Bjorna Filopati

Vullnetare

Bjorna Filopati është vullnetare pranë Opportunity Balance and Overcoming (OB&O). 

Bjorna është gjithashtu anëtare e Këshillit Vendor Rinor të Bashkisë Mirditë. Ajo angazhohet në nisma rinore, veprimtari vullnetare dhe projekte në shërbim të komunitetit. Përmes angazhimit në OB&O, synon të kontribuojë në përfshirjen e të rinjve dhe në krijimin e më shumë mundësive për ta në Mirditë 

Adelina Perleka

Vullnetare dhe artizane

Adelina Perleka është artizane nga Mirdita, me përvojë të gjatë në punimet e dorës dhe në ruajtjen e traditës mirditore. Punimet e saj janë prezantuar në panaire dhe aktivitete kulturore në Shqipëri e Kosovë, ndërsa në vitin 2021 u vlerësua me çmimin e tretë për mjeshtëri artistike dhe ruajtjen e traditës. Ajo është angazhuar vullnetarisht në organizimin e aktiviteteve kulturore dhe promovimin e veshjes tradicionale mirditore. Si vullnetare pranë Opportunity Balance and Overcoming (OB&O), Adelina do të ndajë njohuritë e saj mbi artizanatin me fëmijët, duke ndihmuar në përcjelljen e traditës te brezat e rinj.

Kiara Çypi

Vullnetare

Kiara Çypi është nxënëse në Gjimnazin “Rrëshen” dhe vullnetare pranë Opportunity Balance and Overcoming (OB&O). Ajo angazhohet në nisma rinore dhe aktivitete në shërbim të komunitetit. Pasioni për volejbollin e ka ndihmuar të zhvillojë disiplinën, bashkëpunimin dhe frymën e ekipit, vlera që i sjell edhe në angazhimin e saj në organizatë.

Serena Çypi

Vullnetare

Serena Çypi është nxënëse në Gjimnazin “Rrëshen”. E gatshme për të mësuar dhe për t’u përfshirë në përvoja të reja, ajo i bashkohet OB&O-së me dëshirën për të ndihmuar të tjerët dhe për të qenë pjesë e punës në komunitet. Serena vlerëson bashkëpunimin, përgjegjshmërinë dhe kontributin konkret në grup.


Klara Marku– Vullnetare


Klara është 18 vjeçe dhe prej disa vitesh angazhohet si vullnetare në Opportunity Balance and Overcoming (OB&O). Ajo ka pasion artin pamor, veçanërisht pikturën, vizatimin, skulpturën dhe punimet e dorës.

Klara ka përfaqësuar organizatën në BalCARE International Youth Forum, në kuadër të nismës “You(th) Care for Change”, së bashku me të rinj nga vende të ndryshme të Europës. Ajo është gjithashtu pjesë e Ansamblit “Mirdita”. Në të ardhmen synon të bëhet arkitekte dhe të angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. 

Natasha Prenga 


Mësuese e arsimit special, e përkushtuar ndaj mbështetjes së fëmijëve dhe promovimit të përfshirjes sociale. Si vullnetare, besoj se çdo kontribut, sado i vogël, mund të sjellë ndryshim pozitiv në komunitet. Më pëlqen të punoj në ekip, të ndaj përvojën time profesionale dhe të angazhohem në iniciativa që mbështesin fëmijët, të rinjtë, personat me aftësi të kufizuara dhe grupet e tjera në nevojë. Për mua, vullnetarizmi është një mundësi për të shërbyer me përgjegjësi, empati dhe përkushtim. Jam krenare që jam pjesë e Opportunity Balance & Overcoming, një organizatë që promovon barazinë e mundësive, përfshirjen sociale dhe fuqizimin e individëve përmes nismave në shërbim të komunitetit.