Arberora Leti është themeluese dhe Drejtore Ekzekutive e Opportunity Balance and Overcoming (OB&O), organizatë e krijuar në vitin 2022 në Rrëshen. Ajo është mësuese e gjuhës angleze, me rreth 15 vite përvojë në arsim, dhe ka përfunduar studimet Master Shkencor për Mësuesi në Shkencat Sociale.
Përmes OB&O-së, Arberora harton dhe drejton projekte në fushën e arsimit, rinisë, barazisë gjinore, përfshirjes sociale, mjedisit dhe zhvillimit komunitar. Puna e saj përqendrohet veçanërisht te krijimi i mundësive për fëmijët dhe të rinjtë, fuqizimi i vajzave dhe grave, si dhe mbështetja e personave me aftësi të kufizuara dhe grupeve në nevojë.