Latest Stories
Explore fresh ideas and updates from our editorial team.
#Zbuloni programet tona Discover
Kush Jemi!
Opportunity Balance and Overcoming (OB&O) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 2022, e përkushtuar për krijimin e mundësive dhe fuqizimin e fëmijëve, të rinjve, grave dhe vajzave në Shqipëri. Përmes projekteve, trajnimeve, aktiviteteve edukative dhe partneriteteve strategjike, organizata promovon arsimin, barazinë sociale, shëndetin, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e aftësive digjitale dhe angazhimin qytetar. Me një qasje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, OB&O synon të ndërtojë komunitete më të forta, më të barabarta dhe më të zhvilluara, duke krijuar mundësi që sjellin ndryshim pozitiv për individët dhe shoqërinë.
Fushat kryesore të angazhimit
Edukimi dhe Fuqizimi
Ne promovojmë arsimin, zhvillimin e aftësive, fuqizimin e fëmijëve, të rinjve, grave dhe vajzave përmes trajnimeve, aktiviteteve edukative dhe programeve që krijojnë mundësi të barabarta.
Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Mbrojtja e Mjedisit
Angazhohemi në mbrojtjen e mjedisit, promovimin e praktikave të qëndrueshme dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për ruajtjen e burimeve natyrore dhe një mjedisi më të pastër
Angazhimi dhe Zhvillimi i Komunitetit
Bashkëpunojmë me institucione, organizata dhe komunitete për të realizuar projekte që nxisin përfshirjen qytetare, barazinë, shëndetin, sportin dhe zhvillimin social, duke krijuar ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm.