Statusi: Projekt në zbatim
Programi: ReLOaD3
Financuar nga: Bashkimi Evropian
Zbatuar nga: UNDP në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë
Organizata zbatuese: Opportunity Balance and Overcoming – OB&O
Kohëzgjatja: 8 muaj
Zona e zbatimit: Shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja”, Bashkia Lezhë
Përfituesit: 100 nxënës dhe 20 mësues
Përshkrimi
“Aftësi Digjitale – Inovacion Rinor” synon të përmirësojë aftësitë digjitale të nxënësve dhe mësuesve dhe të krijojë një model të qëndrueshëm për përdorimin e teknologjisë në arsimin bazë.
Projekti përfshin vlerësimin e infrastrukturës digjitale të shkollës, ngritjen e një kabineti bashkëkohor dhe pajisjen e tij me teknologji moderne për mësimdhënie. Përpara ndërhyrjes realizohen pyetësorë, intervista dhe analizë e nevojave, me qëllim që pajisjet dhe trajnimet t’u përgjigjen kushteve reale të shkollës.
Një program praktik trajnimi do të përfshijë 100 nxënës të moshës 10–15 vjeç, me përfaqësim të barabartë të vajzave dhe djemve. Nxënësit do të zhvillojnë aftësi për përdorimin e mjeteve digjitale, krijimin e përmbajtjes dhe sigurinë në internet.
Njëkohësisht, 20 mësues do të trajnohen për integrimin pedagogjik të teknologjisë. Projekti do të prodhojë një manual praktik dhe një plan përdorimi e mirëmbajtjeje, duke siguruar që kabineti digjital të vazhdojë të përdoret edhe pas përfundimit të financimit.