Skip to Content

Strong Youth, Safe Future – Rini e Fortë, e Ardhme e Sigurt

23 korrik 2026 by
Opportunity Balance and Overcoming (OB&O)
Statusi: Projekt në zbatim
Programi: YOU(th) CARE for Change
Donatori: Bashkimi Evropian
Organizata aplikuese: Shoqata Sebastia
Bashkë-aplikant: Opportunity Balance and Overcoming – OB&O
Periudha: Shtator 2025 – qershor 2026
Zona e zbatimit: Bashkitë Kurbin dhe Mirditë
Grupi i synuar: Të rinj të moshës 15–25 vjeç
Përshkrimi
“Strong Youth, Safe Future” synon të përmirësojë njohuritë mbi shëndetin mendor, të reduktojë stigmën dhe të forcojë qëndrueshmërinë emocionale të të rinjve në Kurbin dhe Mirditë.
Projekti përfshin tetë punëtori interaktive me 35–40 të rinj, të organizuara në Qendrën Rinore Sebastia në Kurbin dhe në ambientet e OB&O-së në Mirditë. Temat përfshijnë njohuritë bazë mbi shëndetin mendor, vetëkujdesin, menaxhimin e stresit, aftësitë e mbështetjes mes bashkëmoshatarëve dhe ndikimin e rrjeteve sociale në vetëvlerësim dhe mirëqenie.
Të rinjtë përfshihen gjithashtu në krijimin e një fushate ndërgjegjësimi online dhe offline, me mesazhe, histori, postera dhe përmbajtje të ndërtuar nga vetë pjesëmarrësit. Projekti synon të arrijë të paktën 5,000 qytetarë.

Përmes takimeve advokuese me bashkitë, institucionet arsimore, familjet dhe aktorët lokalë, projekti promovon krijimin e shërbimeve më miqësore dhe më të aksesueshme për të rinjtë. Pas përfundimit, të rinjtë e trajnuar do të vazhdojnë të veprojnë si mbështetës dhe ambasadorë të mirëqenies mendore në komunitetet e tyre.

Share this post
Tags
Archive