Statusi: Projekt i përfunduar
Donatori: Rrathë Dhurues / Partners Albania for Change and Development
Mbështetës lokal: Ama Education
Kohëzgjatja: 7 muaj
Zona e zbatimit: Rrëshen, Bashkia Mirditë
Fusha: Edukim gjithëpërfshirës dhe zhvillim komunitar
Përshkrimi
“Harmonia e Fëmijërisë” u krijua për t’iu përgjigjur mungesës së hapësirave të sigurta, edukative dhe frymëzuese për fëmijët në Rrëshen. Projekti synoi ngritjen dhe funksionimin e një qendre ditore ku fëmijët të mund të mësonin, të eksploronin, të krijonin dhe të zhvillonin aftësitë e tyre në një mjedis të përshtatshëm dhe mbështetës.
Nëpërmjet aktiviteteve edukative, krijuese, sociale dhe argëtuese, projekti ndihmoi fëmijët të zhvillonin aftësitë fizike, emocionale, intelektuale dhe komunikuese. Një vëmendje e veçantë iu kushtua largimit nga përdorimi i tepërt i teknologjisë, rritjes së ndërveprimit social dhe forcimit të marrëdhënieve ndërmjet fëmijëve, prindërve dhe komunitetit.
Qendra synoi të përfshinte edhe fëmijë nga familje me vështirësi ekonomike dhe sociale, fëmijë nga grupet vulnerabël dhe ata që kishin më pak mundësi për të marrë pjesë në aktivitete jashtëshkollore.
Projekti kontribuoi në krijimin e një modeli lokal të shërbimeve zhvillimore për fëmijët dhe forcoi bashkëpunimin ndërmjet OB&O-së, familjeve, shkollave, mbështetësve lokalë dhe komunitetit.