Skip to Content

Shëndet për të Gjithë

23 korrik 2026 by
Opportunity Balance and Overcoming (OB&O)
Statusi: Projekt i përfunduar
Programi: Health for All Project – HAP
Institucioni kontraktues: HAP Center
Donatori: Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim
Zona e zbatimit: Bashkia Mirditë
Fusha: Kujdes shëndetësor parësor dhe shëndet publik
Përshkrimi
Në kuadër të programit “Shëndet për të Gjithë”, OB&O mbështeti Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mirditë në koordinimin, organizimin dhe monitorimin e ndërhyrjeve të reformës së kujdesit shëndetësor parësor.
Aktivitetet u zhvilluan në bashkëpunim me qendrat shëndetësore të Rrëshenit, Rubikut dhe Selitë-Kthellës. Ndërhyrja u përqendrua në përmirësimin e zbatimit të protokolleve dhe shërbimeve për parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike, përfshirë hipertensionin, diabetin, dislipideminë, astmën dhe sëmundjet pulmonare.
OB&O kontribuoi në organizimin e aktiviteteve në terren, komunikimin ndërmjet institucioneve, mbështetjen logjistike, monitorimin e pjesëmarrjes dhe mbledhjen e të dhënave. Projekti përfshiu gjithashtu aktivitete për kujdesin ndaj të moshuarve dhe mbështetjen e personave që jetojnë me sëmundje kronike jo të transmetueshme.

Përmes rolit të saj si organizatë lokale, OB&O ndihmoi në përshtatjen e ndërhyrjeve me nevojat e komunitetit dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave shëndetësore, profesionistëve dhe qytetarëve.

Share this post
Tags
Archive